Kurti mes Izraelit dhe Turqisë, Berisha: Miqësia me Amerikën nuk duhet të vihet në pikëpyetje

Aktuale

Kurti mes Izraelit dhe Turqisë, Berisha: Miqësia me Amerikën nuk duhet të vihet në pikëpyetje

Më: 4 mars 2021 Në ora: 18:09
Elmi Berisha

Kryetari i Shoqatës “Vatra” Elmi Berisha, theksoi se Kosova nuk ka kohë për të humbur, pasi lidhja dhe miqësia e përhershme me SHBA-të duhet të mbahet shumë afër.

Lidhur me kërkesën e presidenti Turk Erdogan, ku i kërkoi Albin Kurtit para disa ditësh që të tërhiqej nga marrëveshja e arritur në SHBA për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, Berisha tha se miqësia me Amerikën nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga kërkesat e një shteti tjetër.

“Nuk mund të luhet me idetë apo kërkesat e një shteti që nuk krahasohet as për së afërmi me miqësinë që kemi me Shtetet e Bashkuara, ne kërkojmë si “Vatër” që Kosova menjëherë ta la realizojë marrëveshjen me Izraelin dhe ta dërgojë ambasadën aty ku e ka vendin”.- tha kryetari i Shoqatës “Vatra”.  

Vetëm pak ditë më parë presidenti Turk Erdogan i kërkoi Kurtit që të tërhiqet nga marrëveshja, e cila u arrit në SHBA për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.

Ndërsa në të njëjtën ditë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ftoi kreun e vetëvendosjes në ceremoninë e hapjes së ambasadës në Jeruzalem.

Pas këtyre korrespondencave ka pasur mjaft reagime për zgjedhjen që duhet të bëjë Kurti, i cili në përgjigjet që i dërgoi presidentit Erdogan dhe kryeministrit Netanjahu u tregua i kujdesshëm për të mos mbajtur një qëndrim të prerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat