“Shembja elektorale”/ Ky kandidat i LDK-së rriti për 100% votën, por nuk arriti të bëhet deputet

Aktuale

“Shembja elektorale”/ Ky kandidat i LDK-së rriti për 100% votën, por nuk arriti të bëhet deputet

Nga: A.Zh Më: 4 mars 2021 Në ora: 18:39
LDK

Faton Bislimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk ka arritur të bëhet deputet në legjislaturën e re të Kosovës.

Megjithëse ai ka thënë se ka shënuar rritje prej 100% të votave, Bislimi ka thënë se nuk ka arritur të fitojë mandatin e ri në Kuvend, përcjell Bota sot.

Ai ka falënderuar mbi 7280 votuesit e tij, duke u shprehur mirënjohës për besimin e tyre.

Postimi i Bislimit në Facebook:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Miq, dashamirë, e votues të LDK-së -- ju faleminderit nga thellësia e zemrës për përkrahjen tuaj për kandidaturën time në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit. Unë nuk arrita të marrë mandatin e ri në Kuvend, por përkundër ndryshimit të numrit në listën zgjedhore që më ishte bërë (njëherë 41 e mandej 43), dhe inxhinieringut elektoral të mendësisë së vjetër, unë sot ndihem krenar që në Gjilanin tim kam arrit të jem kandidati më i votuar i LDK-së, dhe në secilën komunë tjetër të Kosovës kam rritur votën mesatarisht për 100% në krahasim me rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2019. Edhe pse numër i pamjaftueshëm për të hyrë në Kuvend, mbi 7280 votuesve të mi, u jam përjetësisht mirënjohës, për besimin e dhënë, duke më mundësuar që të jem kandidati që ka shënuar rritje në vota edhe në këtë shembje elektorale të LDK-së! Zoti ju ruajt e ju bekoftë të gjithëve! Urime e suksese të gjithë deputetëve të Legjislaturës së re të Republikës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat