Ahmeti: Nuk munden politikanët të flasin për zbatimin rigoroz të masave me atë sjellje gjatë fushatës

Aktuale

Ahmeti: Nuk munden politikanët të flasin për zbatimin rigoroz të masave me atë sjellje gjatë fushatës

Më: 4 mars 2021 Në ora: 20:09
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19, ku tha qeveria nuk mund të kërkojë zbatim të masave nga qytetarët, pas tubimeve të partive politike që u mbajtën gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë.

Ahmeti ka shpërndarë një postim të tij, që e kishte bërë më 21 shkurt, ku kishte akuzuar partitë politike pas fushatave me tubime.

“Këtë e kam shkruar me 21 shkurt. Pas 11 ditëve 600 raste. Nuk mundet as ministri e as qeveria e as një parti me fol për zbatimin rigoroz të masave me atë sjellje gjatë fushatës. Sot Adonis Tahiri ja u tha edhe në mbledhjen e komunave me minstrin.

Edhe pse i kemi dënuar partitë me gati 30 mijë euro, “na e keni humbur legjitimitetin të kërkojmë diçka nga qytetarët”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat