“A i ka shkuar ndonjë politikan te dera për të negociuar për vrasjen e Astrit Deharit”, Tomë Gashi i reagon Sylë Hoxhës

Aktuale

“A i ka shkuar ndonjë politikan te dera për të negociuar për vrasjen e Astrit Deharit”, Tomë Gashi i reagon Sylë Hoxhës

Nga: N.Sh Më: 4 mars 2021 Në ora: 20:53
Tomë Gashi dhe Sylë Hoxha

Ish-prokurori Sylë Hoxha, ka thënë se ka pasur politikanë të Kosovës që i kanë shkuar te dera për të negociuar në emër të Milan Radojçiqit.

Radojçiq është akuzuar se është vrasësi i politikanit serb Oliver Ivanoviqit.

Për këtë deklaratë të Hoxhës, ka reaguar avokati Tomë Gashi.

Gashi përmes një postimi në Facebook, thotë se po të kishte Prokuror Kosova është dashur me thirr Hoxhën dhe me marrë në pyetje se kish ishin ata politikanë që i kanë shkua te dera për të negociuar në emrin e Radojçiqit.

Në reagimin e tij në Facebook, Gashi thotë se, po të kishte Prokuror, do të duhej që Hoxhën ta pyesin se a i ka shkua ndonjë politikanë te dera për të negociuar për vrasjen e Astrit Deharit.

Postimi i plotë i avokatit Gashi:

ME PAS KOSOVA PROKUROR!

Me pas Kosova Prokuror, e me thirr këtë ish Prokuror e me marr në pyetje pak si seriozisht, se kush janë këta Politikanët e Kosovës që i kanë shkua te dera për të negociuar në emër të Radojçiqit.

Me pas Kosova përnime  Prokuror e me thirr këtë ish Prokuror e me marr në pyetje shumë, shumë seriozisht, se a i ka shku naj politikan te dera për të negociuar për e vrasjen e Astrit Deharit kur ky si ish Kryeprokuror tentoj ta mbyll si vetëvrasje.

Veç me pas Kosova Prokuror!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat