Zyrtari që u shkarkua dhe më pas u emërua drejtor, është një nga zyrtarët pasanikë

Aktuale

Zyrtari që u shkarkua dhe më pas u emërua drejtor, është një nga zyrtarët pasanikë

Nga: H.O. Më: 4 mars 2021 Në ora: 21:26
Izedin Bytyҫi

Me vendim të Ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi është shkarkuar Sekretari i Përgjithshëm në këtë ministri, Izedin Bytyçi. Ndërsa më pas është bërë emërimi i përshpejtuar i tij si drejtor i një Departamenti, brenda kësaj ministrie.

Izedin Bytyҫi duke qenë pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës e ka dëshmuar se është nga zyrtarët politikë pasanikë.

Kështu ai ka deklaruar se posedon mbi 663 mijë euro pasuri të paluajtshme, duke përfshirë katër banesa, një lokal e një garazhë, të gjitha në pronësi të tij.

Ai posedon edhe një veturë luksoze në vlerën 17 mijë euro.

Bytyqi ka deklarua se ka të kursyera rreth 3 mijë euro, ndërsa mbi 16 mijë euro borxh kredi.

Të hyrat vjetore të tij kalojnë vlerën mbi 21 mijë euro. Kështu në total pasuria e tij kalon vlerën mbi 700 mijë euro./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat