Mjekiqi: Për shkak të numrit të madh të votave, Osmani gëzon legjitimitetin për të qenë presidente

Aktuale

Mjekiqi: Për shkak të numrit të madh të votave, Osmani gëzon legjitimitetin për të qenë presidente

Më: 4 mars 2021 Në ora: 22:19
Vjosa Osmani

Analistja politike, Shqipe Mjekiqi, thotë që duke u bazuar në mbështetjen e madhe që ka marrë në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani mund të zgjidhet presidente e Kosovës.

“Mendoj që ka mundësi që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente. Një gjë që nuk është përmendur deri tani, është edhe figura politike e cila pretendon me qenë presidente, sepse përveç figurave që tregojnë mbështetjen elektorale të qytetarëve karshi partive politike, kemi edhe një numër të madh të votave që i ka marrë Osmani. Mendoj që në bazë të kushtetutës së Republikës së Kosovës, duhet një figurë politike për t’u bërë president, i cili gëzon mbështetjen dhe legjitimitetin e popullit”.

Mjekiqi tha që kjo është një formë për të treguar që për shkak të numrit të madh të votave, Osmani gëzon legjitimitetin për të qenë presidente.

“Nuk mendoj që duhet anashkaluar ky fakt. Kjo ndoshta do të jetë një arsye më tepër për t’i bindur disa deputetë për të qëndruar në sallë dhe të mbështesin kandidaturën e saj”.

Ajo ka thënë që fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka qenë bindëse.

“Nuk besoj që është e domosdoshme të bëhen koalicione tani, pasi secila parti dëshiron me e mat veten sa i përket përkrahjes në mesin e qytetarëve. Vetëvendosje ka shënuar një fitore mjaft bindëse dhe ka siguruar një numër të konsiderueshëm të ulëseve, të cilat i duhen jo vetëm për të zgjedhur presidentin, por edhe për të kaluar ligje me rëndësi. Ne e dimë që në të kaluarën, ka pasë ndasi në mes të partnerëve të koalicionit, se si duhet votuar për një ligj ose tjetrin”.

“Dhe sa më shumë unitet të ketë, në mesin e deputetëve të zgjedhur të VV-së, ata dy tre deputetë të tjerë që do i bashkëngjiten në këtë mandat qeverisës do të jetë më mirë për këtë mandat legjislativ, pasi do të jetë më e lehtë të kalohen ligjet tjera, të cilat e dimë që ende ka nevojë për harmonizim të ligjeve të ndryshme me standarde të Bashkimit Evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat