Shkëlzen Gashi: Ja çka do të ndodhë nëse partitë tjera s’qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti

Aktuale

Shkëlzen Gashi: Ja çka do të ndodhë nëse partitë tjera s’qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti

Më: 4 mars 2021 Në ora: 22:34
Shkëlzen Gashi

Analisti politik, Shkëlzen Gashi, ka thënë se në rast se vendi shkon në zgjedhje në pamundësi që Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin, atëherë barra e përgjegjësisë bie mbi partitë që humbën zgjedhjet.

“U mbetet partive politike, PDK-së, LDK-së, AAK-së, Listës Serbe, nëse duan të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti. Përgjegjësinë për çuarjen në zgjedhje e kanë partitë opozitare sepse fituesit i kanë 61 votat e nevojshme. 80 deputetë duhet të qëndrojnë në sallë dhe s’e kuptoj arsyen se pse LDK-ja s’duhet të qëndrojë në sallë nëse zgjedhet Vjosa Osmani kryetare e Kosovës.

Por, shkuarja në zgjedhje nuk do t’iu shkojë për shtati pikërisht partive që humbën zgjedhjet, sipas Gashit.

Ai tha se Vetëvendosje s’ka asnjë arsye që të takohet me parti të tjera dhe të negociojë as për zgjedhjen e qeverisë, as për zgjedhjen e presidentit.

“Kanë të drejtë kur thonë se kanë bërë koalicion, sepse janë dy subjekte. Përfaqësuesit e Vetëvendosjes kanë thënë se janë parti qendër që anon ka e majta. Ndërsa, Lista Vjosa Osmani, me të cilën kanë nënshkruar koalicion synon të strukturohet si subjekt politik që është qendër që anon ka e djathta. Mbetet të shihet se si do të bëhet ndarja e ministrive, por nëse i ndajnë ato dhe i marrin dy-tri ministri për të parë se cilat politika të djathta do t’i ndjekin ata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat