Zemaj arsyetohet për vonesat në sigurimin e vaksinës antiCOVID

Aktuale

Zemaj arsyetohet për vonesat në sigurimin e vaksinës antiCOVID

Më: 4 mars 2021 Në ora: 23:26
Armend Zemaj

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur lidhur me procesin e bisedimeve për sigurim të vaksinave kundër COVID-19.

Ai  ka thënë se kanë filluar qysh nga muaji korrik të bisedojnë, duke mos lënë anash edhe blerjen direkte.

“Angazhimi ynë ka qenë që kur u licencuan vaksinat për përdorim, secili hap që është dashur të merret ka filluar shumë herët, pothuajse në muajin korrik. Edhe përmes mekanizmit së pari COVAX, por edhe përmes interesmit tonë që të bëhemi pjesë e blerjeve direkte nga prodhuesit e parë që do merrnin licencën. Hapat janë përshpejtuar në shtator-tetor dhe ne kemi arritur që në dhjetor të ulemi të diskutojmë, të arrijmë diskutim me kompaninë Pfizer para se të fillojë vaksinimi nëpër botë”, ka thënë Zemaj.

Zemaj tutje ka thënë se fakti që Kosova nuk është pjesë e OBSH-së dhe BE-së e ka bërë këtë proces më të vështirë.

Zemaj sqaroi edhe vonesën e vaksinave nga kompania Pfizer.

Sipas tij, të gjitha kushtet nga ana e Kosovës kanë qenë të plotësuara por Pfizer kishte ndërprerë komunikimin për arsye të paqarta.

“Data finale ka qenë 30 dhjetor 2020, ku në konfirmimin nga Pfizer thuhej se ashtu si na kanë premtuar, ku ne kemi kërkuar 2.4 milionë doza, se 11 mijë e 700 doza do t’i kishin në pjesën e fundit të muajit shkurt 2021, 13 mijë 650 doza në pjesën e dytë pas muajit mars. Mbi 2.3 milionë doza do i kishim të alokuara në pjesën e dytë të vitit 2021. Më 5 janar i kanë dërguar kushtet dhe kriteret që ne duhej t’i plotësonim. Në interesin e tyre është mirëmbajtja e vaksinës, këto ne i kemi pasur të plotësuara. Ne këto i kemi dorëzuar të gjitha. Më datë 8 janar, në një konfirmim tjetër, unë me ekipin jemi dakorduar të kërkojmë 500 mijë doza në pjesën e dytë të vitit dhe 35 mijë t’i marrim nga këto që ishin të siguruara deri në qershor. Ne kemi kërkuar konfirmim prej tyre, nëse Kosova i ka dozat të siguruara dhe ata na kanë thënë po. Pas datës 8 janar, komunikimi ka ndryshuar, pra ka ngecur”, ka thënë Zemaj për kallxo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat