Flasin nga AAK-ja, tregojnë a do ta votojnë Qeverinë Kurti dhe Vjosa Osmanin për presidente

Aktuale

Flasin nga AAK-ja, tregojnë a do ta votojnë Qeverinë Kurti dhe Vjosa Osmanin për presidente

Më: 4 mars 2021 Në ora: 23:56
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Time Kadriaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë deputete për herë të tretë në Kuvendin e Kosovës.

Kadriaj ka njoftuar se vendimet e reja do të merren në AAK pasi të certifikohen rezultatet, përfshirë këtu edhe nëse do të japin votën për Qeverinë Kurti dhe Vjosa Osmanin presidente.

“Ne mundemi me pasë qëndrime kundër, por deputetët veprojnë në bazë të asaj që vendos Kryesia dhe strukturat e partisë. Të gjitha vendimet e AAK-së nëse do të qëndrojë në sallë kur zgjedhet presidenti apo votohet qeveria, varet prej vendimit që merr kryesia e partisë. Do të ketë takime dhe do të diskutohen të gjitha çështjet. Ne të gjithë deputetët veprojmë konform vendimeve që merr Këshilli Drejtues”, tha Kadriaj.

Ajo shtoi se partia fituese është përgjegjëse për sigurimin e numrave dhe se për këtë duhet angazhuar.

“Është detyrë dhe obligim i atij subjekti që të angazhohet për këtë. Jemi në fillim të certifikimit dhe besoj nesër pas ankesave do të ketë lëvizje në këtë drejtim”, tha Kadriaj.

Ajo ka thënë se rezultati që mori partia e saj nuk është i kënaqshëm, por se pranimi i tij edhe nga partitë tjera është pozitive për demokracinë e Kosovës.

“AAK-ja në raport me partitë tjera e ka ruajtur njëfarë kontinuiteti dhe ka arritur t’i ketë tetë deputetë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat