Lista Serbe mashtroi me vota, deputeti i drejtohet PZAP-së

Aktuale

Lista Serbe mashtroi me vota, deputeti i drejtohet PZAP-së

Më: 5 mars 2021 Në ora: 07:13
Veton Berisha

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) Veton Berisha sot do të dërgojë një ankesë në PZAP, për shkak të orkestrimit të votave të Listës Serbe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Ai ka bërë të ditur se pjesë e ankesës do të jenë edhe partitë e tjera të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

“Fillimisht ju falënderoj për korrektësinë dhe mbështetjen tuaj gjatë këtyre ditëve me rastin e pakënaqësive tona lidhur me procesin zgjedhor dhe orkestrimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur kundërligjshëm “Romani Iniciativa”. 

Ne ju njoftojmë se do të ushtrojmë të drejtën tonë ligjore për të parashtruar ankesë në PZAP nesër më datë 05.03.2021 në ora 10:00. Pjesë e ankesës do të jenë edhe partitë e tjera të komuniteteve jo shumicë në Kosovë”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit, “Romani Iniciativa” ka siguruar gjithsej 2641 vota. Kjo parti ka marrë vota edhe në ato komuna ku nuk jeton asnjë banor i komunitetit rom.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat