IPK jep detaje për arrestimin e 8 zyrtarëve policorë

Aktuale

IPK jep detaje për arrestimin e 8 zyrtarëve policorë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 08:20
Ilustrim

(E plotësuar 10:23) - Në mëngjesin e sotëm janë arrestuar tetë zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të KPRK-së, s “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike” neni 195 ”, “Ushtrimi i ndikimit” neni 424, si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”, sipas nenit 267.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se aksioni është realizuar në tri lokacione në Prishtinë ku në cilësi të provave janë konfiskuar gjësende të ndryshme.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar sot në orët e mëngjesit tetë zyrtarë policorë (punonjës në Stacionin Policor Jugu – Drejtoria Rajonale e Prishtinës). Hetimi lidhur me këtë rast kishte filluar kohë më parë pas pranimit të një ankesë dhe informacioneve përmes rrugëve operative me dyshimin fillestar se një zyrtar policor ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme”, tregon Inspektorati.

Në komunikatën e IPK-së thuhet se “Si rezultat i hetimit sot në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë është realizuar operacioni i koduar me emrin ‘Jugu” me ç’rast janë arrestuar tetë zyrtarë policorë me dyshimin për veprat penale’, ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”’ “cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim ndikimi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar””.

Inspektorit nëpërmjet një komunikate për media ka treguar edhe se hetimi është zgjeruar duke përfshirë si të dyshuar edhe disa zyrtarë tjerë policorë dhe ka përfshirë edhe masat e fshehta të hetimit në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës me urdhëresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake dhe me përkrahjen edhe nga Policia e Kosovës

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe Kodit të Procedurës Penale.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se të arrestuarit janë; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K.

Arrestohen tetë zyrtarë policor, kjo është arsyeja

Në vazhdën e aksioneve të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, është edhe aksioni i sotëm ku u arrestuan tetë zyrtarë policor, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, ushtrim ndikimi dhe blerje ose shpërndarje të substancave narkotike.

Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K.

“Në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë persona, zyrtar policor të cilët dyshohen për veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, sipas nenit 414 të KPRK-së, ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike’ neni 195, ‘Ushtrimi i ndikimit’ neni 424, si dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’ sipas nenit 267”.

Në njoftim thuhet se aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe IPK-në.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat