Anton Quni dhe Ramush Haradinaj, dy humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve

Aktuale

Anton Quni dhe Ramush Haradinaj, dy humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve

Nga: N.Sh. Më: 5 mars 2021 Në ora: 10:48
Anton Quni dhe Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ushtaraku i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, janë dy humbësit më të mëdhenj të zgjedhejve të 14 shkurit.

Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019, në këto zgjedhje lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj mori vetëm 41,048 vota.

Në vitin 2019, Haradinaj kishte 76,163. Por, në këto zgjedhje ai humbi plotë 35,115 vota.

Kjo është humbja më e thellë e Haradinajt që i ndodhi njëherë në zgjedhjet parlamentare.

Kjo humbje e liderit të AAK-së, ka ardhë pikërisht pasi ai pretendonte që të bëhej president i vendit. Pra humbja është si pasojë e insistimit të tij që me çdo kusht të bëhet president i Republikës së Kosovës.

Megjithatë, ai nuk ishte i vetmi.

Humbje të thellë ka pësuar edhe ushtaraku i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni.

Ai për dallim nga viti 2019, kësaj radhe ka humbur plotë 18,891 vota.

Në këto zgjedhje Quni mori vetëm 14,840 vota, kurse në vitin 2019 ai kishte marrë 31,731 vota.

Rënia e thellë në vota e Anton Qunit, mund të jetë pasojë e afrimit të tij me Vjosa Osmanin, gjatë Qeverisë Kurti 1.

Ai në prag të rënies së Qeverisë Kurti, ishte munduar të bëjë pajtimin e LDK-së me LVV-në, dhe në këtë mënyrë dështoi të bëhej “Anton Çetta”, i Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu Quni ishte i afërm edhe me Haxhi Avdylin i cili kaloi në listën Vjosa, dhe kur të gjithë kanë pritur që edhe ai të bëhej pjesë e asaj liste, u largua prej tyre.

Pra, Antoni ishte gjithmonë afër Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 2019 dhe pas tyre, derisa në momentin e fundit vendosi të qëndroi në LDK.

Rënia në vota e Anton Qunit, ndoshta ka ndodhur edhe për shkak të intervistave të tij dhënë për mediat e majta në Kosovë.

Kjo mund të jetë një ndërë shumë faktorë, pse Anton Quni filloi të ketë rënie të madhe të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat