Kolegët vlerësojnë punën e ish-punonjësit të MASh

Aktuale

Kolegët vlerësojnë punën e ish-punonjësit të MASh

Më: 5 mars 2021 Në ora: 10:56
Kolegët vlerësojnë punën e ish-punonjësit të MASh

Në moshën 66 vjeçare vdiq Ismet Osdautaj, ish-zyrtar për komunikim me publikun në Ministrinë e Arsimit.

Me rastin e vdekjes së Osdautaj MASh, ka mbajtur të premten mbledhje komemorative, ku kujtuan veprën dhe punën e Osdaujtaj në këtë ministri.

Sekretari i MAShT, Agim Byrdyna ka kujtuar veprën dhe punën e Ismetit duke thënë se ai ishte kolegë i jashtëzakonshëm dhe e patriot i pashembullt. Byrdyna u shpreh se vdekja e tij ishte goditëse.

Byrdyna: Ismeti ishte kolegë i jashtëzakonshëm, vdekja e tij na ka goditur

“E kishim kolegë të jashtëzakonshëm, do ta kujtojmë për jetë. Ishte punëtor, profesionist, patriot i pa shembull. Ne që e kemi njohur edhe në sfera tjera, Ismeti ka qenë një artist i vërtetë, jo vetëm zyrtar administrativ dhe shtetëror por ka qenë edhe i fushave tjera të cilat i ka lënë mangu për arsyeje të tij personale dhe shumë subjektive[...]Ismeti na ka godit shumë., por do t’i ruajmë kujtimet e tij për jetë duke i lexuar dhe parë fotografitë e tij dhe duke dëgjuar zërin e tij të ëmbël që e ka pas si këngëtar”, tha Byrdyna.

Ndërsa, Lah Nitaj nga kjo Ministri, tha se lajmi për vdekjen e Ismetit ishte tronditës për të gjithë ne.

Nitaj: Lajmi për vdekjen e Ismetit ishte tronditës

“Asnjëri nga ne këtu nuk e kemi menduar se në një ditë marsi si kjo takohemi për një humbje të madhe të mikut, bashkëpunëtorit, shokut tonë Ismet Osdautja. Lajmi ishte tronditës për gjithë ne”, tha ai.

Murteza Osdautaj familjar i Ismetit mbajti fjalë rasti dhe falënderoj bashkëpunëtorët e tij për mbledhjen komemorative.

Osdautaj: Ismeti ishte një artist i llojit të veçantë

“Ismeti ishte një artist i llojit të veçantë, ishte këngëtar më i njohur në vitet e 80-ta në Dukagjin, ishte këngëtar për këngë folklorike, i këngëve legjendare dhe të dashurisë., ishte piktor, ishte edhe skulptor amator”, tha Osdautaj.

Ceremonia e varrimit të Ismet Osdautaj do të mbahet në ora 17:00 në fshatin Isniq të Deçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat