“Katastrofë”, reagimi i ashpër i Arianit Kocit pas arrestimit të zyrtarëve policor

Aktuale

“Katastrofë”, reagimi i ashpër i Arianit Kocit pas arrestimit të zyrtarëve policor

Nga: N.Sh. Më: 5 mars 2021 Në ora: 12:22
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka raguar pas arrestimeve të zyrtarëve policior që po ndodhin në Kosovë.

Ai thotë se numri i madh i arrestimeve është alarm për shoqërinë tonë.

Sipas tij, sllogani që e përdorim të gjithë me kënaqësi për Policinë nuk po del i saktë.

Ai shton se, është pozitive që këto raste për vepra penale nuk po heshtën nga policët e ndershëm.

Reagimi i plotë:

Arrestimi i një numri i madh i zyrtarëve policor të cilët janë përshirë në vepra penale, është alarm për shoqërinë tanë.

Katastrofë!

“E kemi policinë më të mirë në regjion” - sllogani që e përdorim me kënqësi, nuk po del shumë i saktë.

Në anën tjetër, është shume pozitive qe këto raste nuk po heshtën - nga ana e vet policëve të ndershëm, e që janë shumicë,  dhe po veprohet me forcën e ligjit kundër të korruptuarve.

Në ato vende ku organizatat policore kanë nivel të lartë të korrupsionit dhe mungesë të kontrollit demokratik, edhe qytetarët e kanë të vështirë të bashkëpunojnë me policinë, për shkak të frikës se mund të përballen me pasoja, me dhunë, me keqtrajtime apo kërcënime nga vetë policia.

Prandaj është e domosdoshme që të ndërmerren masa për parandalim sa më të hershem të sjelljeve joetike dhe korruptive të zyrtarëve policor.

Në fund të fundit shërbimet cilësore të policisë janë tregues i nivelit të lirisë dhe demokracisë në një vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat