Epopeja e UÇK-së/Osmani: Këtë javë ushtarakët tanë i përcjellim për në misionin e parë paqeruajtës

Aktuale

Epopeja e UÇK-së/Osmani: Këtë javë ushtarakët tanë i përcjellim për në misionin e parë paqeruajtës

Më: 5 mars 2021 Në ora: 12:49
Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Anton Quni dhe Bekim Jashari

(E plotësuar 14:10) - Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës pritet të nisen këtë javë për në misionin e parë paqeruajtës në botë, të cilin do ta realizojnë krah ushtrisë amerikane. Këtë e bëri të ditur ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit, Vjosa Osmani derisa mori pjesë në shënimin e përvjetorit të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Osmani tha se ushtarët e FSK-në tani e kanë përpara misionin fisnik që dikur e kishte Adem Jashari, atë të ruajtjes së Kosovës.

Për të nderuar Epopenë e lavdishme të UÇK-së dhe përkujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe të rënëve të tjerë për liri, kanë parakaluar sot kuadratet e FSK-së në kazermën që mban emrin e komandantit legjendar.

E atyre iu është drejtuar ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani që është edhe komandat suprem i Forcës, ku edhe ka bërë të ditur se këtë javë pritet të niset kontingjenti i FSK-së për në misioni e parë paqeruajtës në botë.

Osmani: Këtë javë ushtarakët e FSK-së do t’i përcjellim për misioni e parë paqeruajtës

“Sikurse Adem Jashari dikur, sot ju keni përpara misionin fisnik që ta ruani Kosovën që ajo të mbetët një dhe e tërë, që ajo të mbetët e përhershme sikurse dedikimi juaj dhe i yni njëkohësisht. Këtë javë ushtarakët tanë do t’i përcjellim për misionin e parë paqeruajtës bashkë me forcat e Gardës së Ioëa-s. Ju do ta nderoni emrin e ushtrisë sonë sikurse edhe emri ne shtetit të Republikës së Kosovës. Krah miqëve tanë amerikanë ju po bëni historinë tonë të re, të shtetit që kontribuon në paqen globale”, tha Osmani.

Osmani tha se anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i shtetit të Kosovës.

Ajo ka kujtuar sakrificën dhe rezidencën e familjes Jashari në Prekaz, më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Osmani: Brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e komandantit legjendar Adem Jashari

“Brezat e tashëm dhe të ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe të familjes së tij, të cilët mbi fatin e tyre e vunë fatin e kombit duke u flijuar që të gjithë për liri. Sot 23 vjet më parë në Prekaz, familja Jashari luftoi për të mbrojtur pragun e shtëpisë, për të mbrojtur familjen ,për të mbrojtur Prekazin por për të mbrojtur të gjithë Kosovën, duke dhënë shembullin e rrallë në historinë e një familje e cila bëri sakrificën më sublime të vetëflijimit për atdhe që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë”, shtoi ajo.

Vjosa Osmani tha se beteja tre ditore në familjen Jashari në Prekaz dhe lufta e bashkëluftëtarëve të komandantit, ka vënë themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës.

E kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se kjo datë shënon fillimin e fundit të robërisë shekullore.

Hoti: Akti heroik në Prekaz dha frymëzim për t’i rezistuar një regjimi

"Ju drejtohem sot në këtë datë unike të historisë tonë më të re, datë që shënon jo vetëm rënien e komandantit legjendar Adem Jashari dhe 59 anëtarëve të familjes Jashari, por edhe fillimin e fundit të robërisë shekullore. Akti i rezistencës së armatosur të Adem Jasharit dhe familjes, dhe i Prekazit të tij heroik, i filluar në mëngjesin hershëm të 5 marsi 23 vjet më parë dha frymëzimin e madh për t’i rezistuar një regjimi. Këto tre ditë të rezistencës në Prekaz, dhe kushtrimi për popullin tonë, lirinë dhe pavarësinë, si dhe alarmin për qendrat e vendimmarrjes botërore për të ofruar mbështetje për të vërtetën e Kosovës dhe popullit të saj, për mbrojtjen e vlerave të qytetërimit perëndimor, si dhe lirive të drejtave fondamentale njerëzor”, tha Hoti.

E djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari kërkoi unitet për zhvillimin e vendit, pavarësisht dallimeve politike.

Jashari: Të jemi të bashkuar për sfida, përtej dallimeve politike

“Sakrifica shekullore e popullit tonë, lufta dhe gjaku i derdhur ndër shekuj është bazamenti i shtetit tonë demokratik të ndërtuar me shumë mund dhe sakrificë. Pra, shteti që e krijuam falë atyre që nuk kursyen as jetën tani e kemi amanet që ta duam dhe ta zhvillojmë në mënyrë që të rinjtë tanë dhe gjeneratat që vijën ta gjejnë perspektivën dhe të ardhmen e tyre në Kosovë, në rrugën tonë për shumë sfida duhet të jemi të bashkuar përtej dallimeve tona politike në mënyrë që të jetësojmë amanetin e dëshmorëve dhe heronjve tanë. Sot 23 vite pas, fal punës së përbashkët dhe kontributit të të gjithëve kemi ushtrinë tonë e cila tashmë radhitet në mesin e ushtrive tjera në ruajtjen e paqes në botë, krahas ushtrisë amerikane dhe NATO-s“, tha Jashari.

Parakalimi i kuadrateve të FSK-në në kazermën “Adem Jashari”, shënon fillimin e aktiviteteve që mbahen për nderë të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, më 5,6 dhe që kulmon më 7 mars në ndezjen e flakadanëve në atë që njihet si “Nata e Zjarreve”, në Prekaz./

***

Bekim Jashari, djali i heroit Hamëz Jashari në manifestimin qendror, Parada e FSK-së që u mbajt për nder të 23-vjetorit të Epopesë së UÇK-së ka deklaruar se shtetin e krijuan ata që nuk e kursyen as jetën,

“Sot falënderojmë NATO-n dhe shtete mike. Mirënjohje për diasporën për kontributin në luftën tonë. Shtetin që e krijuam falë atyre që nuk e kursyen jetën e kemi amanet ta zhvillojmë. Në rrugën tonë duhet të jemi të bashkuar. Sot 24 vite pas falë punës së përbashkët kemi ushtrinë tonë”.

Osmani: NATO mbetet objektiv strategjik i shtetit tonë

Image

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka njoftuar se këtë javë ushtarët e FSK-së, nisen në misionin e parë paqeruajtës bashkë me forcat e garës së IOWA-së.

Këtë njoftim, Osmani e bëri gjatë fjalimit në manifestimin qendror të paradës së FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

“Ushtarë të forcës, po e shënojmë sot këtë përvjetor të Epopesë në kazermën Adem Jashari, sepse ai është fryma, ideja shpirti i forcë sonë. Këtë javë, ushtarakët tanë do t’i përcjellim për misionin e parë paqeruajtës bashkë me forcat e garës së IOWA-së. Ju do ta ndërtoni emrin e ushtrisë sonë krah miqve tanë amerikanë. Ju po bëni historinë tonë të re, të shtetit që kontribuan në paqen globale”.

“FSK po zhvillohet edhe më tej, prandaj anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i shtetit tonë”, tha Osmani

Osmani: Prekazi i Ademit është bërë referencë e lirisë dhe burim frymëzimi për dashurinë ndaj vendit

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj në manifestimin qendror të paradës së FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së UÇK-së,  tha se 23 vjet më parë në marsin e vitit 1998 Adem Jashari, përçoi mesazhin se liria nuk ka kompromis.

“Në marsin e vitit 1998, predhat e forcave serbe që ranë mbi shtëpinë e Jasharajve shënuan kulmin e rezistencës për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, për mbrojtjen e vendit tonë të dashur e cila u shndërrua pastaj në luftën tonë për çlirim. Përgjatë 5-6-7 marsit të vitit 1998 rezistencë të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, bashkëfshatarëve nga Prekazi, përçoi mesazhin e qartë se liria nuk ka kompromis”.

“Nga kjo betejë treditore me gjakun e tyre pas gjithë këtyre rënieve heroike, jeta në familjen Jashari në Prekaz por edhe në gjithë Kosovën, vazhdon për ta bërë vendin të zhvilluar, prosperues e të barabartë për të gjithë”.

“Në video incizimet e pakta të Adem Jasharit, misionarit të lirisë sonë, e kishte të qartë se çfarë deshi për vendin e vet, lirinë e vendit pa asnjë kusht, të lidhur me besa-besë me të gjithë bashkëluftetarët që patën guximin të bëhen shërbëtorë të lirisë. Faleminderit komandant”.

Ndër të tjerash, Osmani tha se brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit.

“Të dashur ushtarak. Në 23 vjetorin e UÇK-së dhe 13 vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë, brezat e tashëm dhe të ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e komandantin legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij. Me historinë e një familjeje që bëri sakrificën me sublime të flijimit për atdhe. Ata dëshmuan se popujt si ky i yni mund të nxjerrin heronj të mëdhenj dhe familje heroike të mëdha. Prekazi i Ademit është bërë referencë e lirisë, burim frymëzimi për dashurinë ndaj vendit”.

“Sot duhet të përpiqemi çdo ditë që fëmijëve tanë t’ua mbajmë të freskët kujtimin për luftën tonë për liri, t’i edukojmë në frymën liridashëse duke ua kujtuar rrugën e zorshme deri te liria dhe duke i bërë krenar që sot jemi të lirë dhe se ky ishte vullneti i popullit të Kosovës. Mos të harrojmë kurrë porosinë e komandantit legjendar, atë që mund ta dëgjojmë me zërin e tij – Të mbesim këmbëngulës në parime, të mbajmë besën e dhënë e që jetën që e kemi të gjithë ne, ta kemi në shërbim të atdheut”.

Hoti: Jasharajt u bënë emblema e vërtetë e ushtrisë së popullit

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë po mbahet manifestimi qendror, parada e FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë manifestim po merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili u shpreh se akti i rezistencës së armatosur të familjes Jashari dhe Prekazit heroik, dha frymëzimin e madh për t’i rezistuar një regjimi dhe e dha alarmin në bashkësinë ndërkombëtare për të ofruar mbështetje për popullin e Kosovës.

“Adem Jashari dhe anëtarët tij të familjes u bënë emblema e vërtetë e ushtrisë së popullit që para armëve kishin vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund misionit për çlirimin e vendit”, deklaroi Hoti.

Ushtarët e FSK-së nisen për në misionin e parë paqeruajtës këtë javë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ceremonisë së Epopesë së UÇK-së bëri të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të nisen këtë javë në mision paqeruajtës.

Gjatë fjalës së saj, Osmani iu drejtua ushtarëve të shtetit, duke ua kujtuar misionin fisnik për mbrojtën e vendit, ndërkaq theksoi se ky mision është sikurse ai i Adem Jasharit dikur.

“Sikurse Adem Jashari dikur, sot ju keni përpara misionin fisnik që ta ruani Kosovën, që ajo të mbetet një dhe e tërë. Këtë javë ushtarakët tanë do t’i përcjellim për misionin e parë paqeruajtës bashkë me forcat e Iowas. Ju do ta nderoni emrin e ushtrisë sonë, sikurse edhe emrin e shtetit të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Ajo theksoi se mision strategjik i shtetit do të jetë anëtarësimi në NATO.

“Ju do ta nderoni emrin e ushtrisë sonë, sikurse edhe emrin e shtetit të Republikës së Kosovës. Krah miqve amerikanë ju po e bëni historinë tonë të re, të shtetit që kontribuon në paqen globale. Krahë NATO-s, FSK-ja po zhvillohet edhe më tej si forcë ushtarake, ndërvepruese me forcat e NATO-s. Prandaj anëtarësimi në NATO, mbetet objektiv strategjik i shtetit tonë”, tha Osmani.

Ndryshe, gjatë fjalimit të saj, ajo kujtoi sakrificën e Komandant, Adem Jasharit në 23-vjetorin e Epopesë.

“Rezistenca e Komandantit Adem Jashari përqoi mesazhin e qartë se liria nuk ka kompromis”, tha ndër të tjera Osmani.

Osmani kujtoi edhe fjalët e Komandantit, të cilat janë të publikuara në një video, ku Osmani theksoi se ai i ka pasur të qarta qëllimet e tij dhe atë që e deshi për vendin e vet.

“Në një nga video incizimet e pakta, ai e kishte të qartë se çfarë deshti për vendin e vet, lirinë e vendit pa asnjë kusht. Në atë incizim thoshte “Jam këmbëngulës në parimet që jemi marrë vesh. Besa-besë deri në vdekje. Vetëm besa-besë deri në vdekje, tjetër nuk ka, në grykë të pushkës”. Faleminderit Komandant. Ne sot duhet të përpiqemi që fëmijëve tua mbajmë të freskët kujtimin për liri. Duke ua kujtuar atyre rrugën e zorshme deri te liria”, tha Osmani gjatë ceremonisë së FSK-së për Epopenë e UÇK-së e cila ka filluar sot më 5 mars 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat