Data e mocionit 2020/ Vetëvendosje vendos që më 25 mars të formojë qeverinë

Aktuale

Data e mocionit 2020/ Vetëvendosje vendos që më 25 mars të formojë qeverinë

Nga: D.RR Më: 5 mars 2021 Në ora: 12:47
Kuvendi i Kosovës

Ishte data e 25 marsit të vitit 2020, kur qeveria Kurti u rrëzua me mocion mosbesimi të nisur nga partneri i saj qeverisës, LDK-ja.

Fiks me këtë datë që tash do vije, Vetëvendosje do ta formojë qeverinë e re.

Kështu i kanë thënë gazetës “Bota sot” burime nga Vetëvendosja, të cilët këtë e quajnë “datë historike”.

Lëvizja Vetëvendosje fitoi në zgjedhjet e 14 shkurtit me rreth 50% të votave, ndërsa në Kuvend do t’i ketë 58 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat