Osmani: Prekazi i Ademit është bërë referencë e lirisë

Aktuale

Osmani: Prekazi i Ademit është bërë referencë e lirisë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 12:50
Në manifestimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Në manifestimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë marrë pjesë liderë institucional e familjarë të Jasharëve.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tha se më 1998 rezistenca e komandantit Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë banorëve të Prekazit, përqoi mesazhin e qartë se liria nuk ka kompromis.

Komandantin legjendar, Adem Jashari, Vjosa Osmani e kujtoi si misionar të lirisë duke shtuar se ai e kishte të qartë synimin për liri të vendit pa asnjë kusht.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tha se Adem Jashari mbetet ikonë e luftës dhe lirisë së Kosovës.

“Sot 23 vjet më parë në Prekaz familja Jashari luftoi për të mbrojtur familjen, Prekazin dhe gjithë Kosovën, duke dhënë shembullin e rrallë në historinë e një familje që bëri sakrificën më sublime që ne sot të gëzojmë lirinë dhe pavarësinë. Prekazi i Ademit është bërë referencë e lirisë, rast unikat në historinë e re te njerëzimit, kur një familje sakrifikohet për të mirën e përgjithshme, për lirinë e vendit”, shtoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat