Krasniqi: Sovrani foli, Kurti kryeministër, Vjosa presidente!

Aktuale

Krasniqi: Sovrani foli, Kurti kryeministër, Vjosa presidente!

Nga: N.Sh. Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:00
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, thotë se me 14 shkurt në Kosovë, foli sovrani.

Sipas tij, sovrani tha se Qeverinë duhet me udhëheq LVV-ja me kryeministër Albin Kurtin, dhe presidente Vjosa Osmanin.

Ai shton se, ksh del kundër sovranit do të ndëshkohet siç u ndëshkuan me 14 shkurt.

Postimi i plotë:

Me 14 shkurt sovrani foli. I dha të gjithëve atë që e meritojnë. Këtu nuk ka dilemë se kush duhet ta udhëheq Qeverinë, që nënkupton LVV dhe kryeministri në ardhje Albin Kurti, por në bazë të votave edhe kush duhet të bëhet president, sepse duhet ta kemi një President të zgjedhur.

Kuptohet Vjosa Osmani, sepse sovrani ashtu po dëshiron, dhe kush del kundër vullnetit të sovranit prapë do të ndëshkohet siç u ndëshkuan me 14 shkurt.

Partitë opozitare nëse vendin duan ta dergojnë prapë në zgjedhje, atëherë mos ta votojnë ose bëjnë kuorumin Vjosa Osmanit kur të nominohet për presidentë. Por duhet ta dinë që do të ndëshkohen akoma më keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat