Punonjësit e ujësjellësit të Prishtinës dhurojnë gjak

Aktuale

Punonjësit e ujësjellësit të Prishtinës dhurojnë gjak

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme, U.D. i kryeshefit ekzekutiv të KRU ” Prishtina ” sh.a. Msc. Sokol Xhafa  priti në takim përfaqësuesen e  Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, znj. Albana Gashi/menaxhere për organizimin dhe promovimin vullnetar të gjakut.

“Dhurimi i gjakut është një veprim vullnetar që rrjedhë nga fryma e pastër e solidaritetit.

KRU ” Prishtina ” sot iu përgjigj pozitivisht dhe vullnetshëm ftesës së kësaj Qendre, në shenjë solidariteti me të gjithë ata pacientë që janë të shtrirë në spitale e që kanë nevojë për gjak.

Gjatë javës së ardhshme, punëtorët e Ujësjellësit të Prishtinës si çdoherë të gatshëm, do të dhurojnë gjak si dhe ata të cilët e kanë kaluar COVID-19 ( Plazma e tyre  konvalescente  do të shfrytëzohet për pacientët që janë të shtrirë në spitale me COVID-19 ).

Ky organizim, inkurajues për secilin prej nesh, do të realizohet në një hapësirë të caktuar të KRU”Prishtina”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat