Grenell tregon se çfarë i tha Merkel në vitin 2019 për liberalizimin e vizave për Kosovën

Aktuale

Grenell tregon se çfarë i tha Merkel në vitin 2019 për liberalizimin e vizave për Kosovën

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:32
Richard Grenell

Ish-emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shkruar sot për Bashkimin Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Grenell ka thënë se Brukseli duhet të ndalojë së foluri për liberalizimin dhe të fillojë të japë vizat.

“Ndaloni diskutimin për vizat dhe filloni jepni ato.

Kancelarja Merkel më ka thënë mua direkt që është diçka që mund të fillojë ta bëjë menjëherë për disa punëtorë. Ajo ma ka thënë në vitin 2019”, ka shkruar Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat