Kreu i LDK-së në Gjermani kërkon hapjen e dosjeve për SHIK-un dhe këto fonde, tregon detaje shokuese

Aktuale

Kreu i LDK-së në Gjermani kërkon hapjen e dosjeve për SHIK-un dhe këto fonde, tregon detaje shokuese

Nga: P.R Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:00
ilustrim

Kryetari i LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se në Kosovë duhet të bëhet hapja e dosjeve dhe Vetting i plotë.

“Kush e ka vra Rexhep Lucin, kush e ka vra   Ali Rracin dhe pse, Dino Hasanaj, Bardhyl Ajetin  e 1600 figura të politikes, eprorë e aktivist të krahut institucional .., kush e ka arrestuar Brashor Buzhalen, kush e ka vizituar Sllobe Policin në spital në Beograd-janë tre shqiptar të Dukagjinit, kush nga familjet „ patriote“ bashkëpunonte me Jakup Llonqarin  ish punetor i SUP, kush janë ata „ Patriot“ që kanë mbajt Radio-lidhje dhe i kanë spiunuar Shqiptaret...”, shkruan ndër tjerash Osmani, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Dardanisë i duhet Hapja e Dosjeve dhe Veting!

Hetim vendor dhe ndërkombëtar për SHIK-un,

Fondet e Luftes, Fondin e Ahenit, pasurinë e Komandantëve dhe politikajve hajdut, privatizimin e ndërmarrjeve publike- AKP-e korruptuar!

Kush e ka vra Rexhep Lucin, kush e ka vra  Ali Rracin dhe pse, Dino Hasanaj, Bardhyl Ajetin  e 1600 figura të politikes, eprorë e aktivist të krahut institucional .., kush e ka arrestuar Brashor Buzhalen, kush e ka vizituar Sllobe Policin në spital në Beograd-janë tre shqiptar të Dukagjinit, kush nga familjet „patriote“ bashkëpunonte me Jakup Llonqarin  ish punëtor i SUP, kush janë ata „ Patriot“ që kanë mbajt Radio-lidhje dhe i kanë spiunuar Shqiptaret...

Boll jeni fshehë për 20-vite  klani i Gorenjes, Bozhuristat e Kecmanit, klani i Kariqëve...

Shteti ligjorë  duhet të i zbardhë të gjitha! Nuk guxojmë të dorëzohemi- fitorja është e jona!

Lavdi heronjve, popullit liridashës dhe krye themeluesit dhe ideologut të Dardanisë- Presidentit RUGOVA!

Zoti e bekoftë Dardanin dhe SHBA, BE, Shqipërinë tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat