S’po ia do Muharremit nëpër zgjedhje, dështon të bëhet përsëri deputet

Aktuale

S’po ia do Muharremit nëpër zgjedhje, dështon të bëhet përsëri deputet

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:27
Muharrem Sfarqa

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa nuk po arrin të ketë sukses fare nëpër zgjedhejet parlamentare.

Ai ka dështuar përsëri që të bëhet deputet

Nga rezultatet që KQZ-ja, Sfarqa ka marr vetëm 3336 vota, që janë shumë pak për t’u bërë deputet I legjislaturës së re.

Sfarqa edhe në zgjedhjet e 2019-tës kishte dështuar të bëhet deputet. Po ashtu ai edhe në zgjedhjet e fundit lokale kishte dështuar të fitonte garën.

Aktualisht është pjesë e Qeverisë Hoti. Sfarqa ka pozitën e zëvendës-ministrit në Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat