Kujdesi ndaj ambientit dhe ofrimi i sigurisë së qytetarëve bashkon Shërbimin Korrektues të Kosovës, OJQ “Help Kosovo”dhe Komunën e Prishtinës

Aktuale

Kujdesi ndaj ambientit dhe ofrimi i sigurisë së qytetarëve bashkon Shërbimin Korrektues të Kosovës, OJQ “Help Kosovo”dhe Komunën e Prishtinës

Më: 5 mars 2021 Në ora: 17:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Qendrën Korrektuese Dubravë u zhvillua takimi ndërmjet zyrtarëve të Help Kosovo, Komunës së Prishtinës dhe Udhëheqës i Instruktorëve dhe Trajnimeve në këtë qendër, Ismet Fekaj.

Gjatë takimit është inicuar bashkëpunimi mes tri palëve të përfshira në krijimin e një ambienti më të sigurt dhe të pastër në qytetin e Prishtinës.

“Me ç’rast u diskutua për shportat e plehrave dhe rrethojat metalike, të cilat do të prodhohen në Qendrën Korrektuese Dubravës dhe do të vendosen në koordinim me Komunën e Prishtinës në ato zonat ku ka më së shumti nevojë”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Image

 

Tutje, në njoftim thuhet se ky projekt parashihet të angazhojë të burgosurit në këtë qendër në kryerjen e punëve rreth prodhimit të shportave dhe rrethojave me anë të mbështetjes së Help Kosovo.

“Help Kosovo ka mbështetur dhe po vazhdon ta mbështes SHKK-në me pajisje profesionale për saldim dhe trajnime me ISO standarde, ku janë aftësuar më shumë se 20 persona (nga stafi dhe të burgosurit)”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat