Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë i reagon kryeministres serbe: Si mund të gënjesh kaq shumë e pa turp?

Aktuale

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë i reagon kryeministres serbe: Si mund të gënjesh kaq shumë e pa turp?

Nga: A.Zh Më: 5 mars 2021 Në ora: 21:10
Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, ka zhvilluar të martën një video takim me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim Oliver Varhelyi, me të cilin ka diskutuar pë anëtarësimin e Serbisë në BE.

Ajo në takim ka thënë se Serbia ka bërë një përparim të konsiderueshëm sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirive të medias, mbrojtjen e gazetarëve dhe në lidhje me ekonominë.

Por, kryeministres serbe për këtë deklaratë i ka reaguar Robert Bosch, ish-ambasador i Holandës në Kosovë.

Bosch, ka pyetur se si mund të gënjejë kaq shumë e pa turp Bërnabiq, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se situata në Serbi është përkeqësuar në mënyrë dramatike, pasi sipas tij, liria e shtypit nuk ekziston dhe Serbia po ndjek një politikë agresive në rajon.

“Shpresoj dhe besoj se Varhelyi mund t'i shohë të gjitha këto marrëzira”, ka shkruar ish-ambasadori Bosch në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Si mund të gënjehet kaq shumë e pa turp?

Situata në Serbi është përkeqësuar në mënyrë dramatike, është bërë pothuajse një shtet i një partie, liria e shtypit pothuajse nuk ekziston më, politika agresive në rajon, duke kujtuar zonën e Millosheviqit kur lajmet e rreme krijuan shumë tension me rezultate shkatërruese për të gjithë rajonin. Shpresoj dhe besoj se Varhelyi mund t'i shohë të gjitha këto marrëzira.

“Kryeministrja serbe diskutoi anëtarësimin në BE me Komisionerin Varhelyi. Reformat e Serbisë në fushën e sundimit të ligjit mbeten një përparësi kryesore për Bashkimin Evropian në procesin e pranimit të Serbisë në BE, i tha Komisioneri Evropian i Zgjerimit Oliver Varhelyi, kryeministres serbe Ana Bërnabiq, në një diskutim video të martën”, ka thënë kabineti serb në një deklaratë.

“Serbia ka bërë një përparim të konsiderueshëm sidomos në fushën e sundimit të ligjit, lirive të medias, mbrojtjen e gazetarëve dhe në lidhje me ekonominë”, tha Bërnabiq. “Sipas kryeministres, bisedimet e pranimit duhet të harmonizohen me përpjekjet e reformës së Serbisë. Serbia ka pranuar metodologjinë e re, në besimin se do t'i mundësojë asaj të drejtojë negociatat me zyrtarët evropianë në një mënyrë më konkrete dhe të favorshme”, shtoi Bërnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat