OIK planifikon kogres online ndërkombëtar

Aktuale

OIK planifikon kogres online ndërkombëtar

Më: 5 mars 2021 Në ora: 21:30
Oda e Infermierëve

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë të Kosovës ka organizuar një takim online me asociacionet, odat dhe shoqatat simotra rajonale si dhe ato nga Turqia.

 Ku është diskutuar për rolin e infermierëve gjatë pandemisë “Covid 19”.

"Në këtë takim, është thënë se infermierët kanë luajtur rol të pazëvendësueshëm gjatë pandemisë, duke qenë në luftë me virusin Covid 19, pavarësisht rreziqeve që u janë kanosur jetëve të vet profesionistëve shëndetësorë.

Naser Rrustemaj, kryetar i OIK ka njoftuar homologët rajonalë për angazhimet e OIK-ut për të qenë sa më afër anëtarësisë së saj derisa vendi është ballafaquar me pandeminë", thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat