Rugova ‘zbulon’ detaje tronditëse për LDK-në: Garda kanceroze që e fundosi partinë, tani e ka këtë skenar!

Aktuale

Rugova ‘zbulon’ detaje tronditëse për LDK-në: Garda kanceroze që e fundosi partinë, tani e ka këtë skenar!

Nga: N. H Më: 6 mars 2021 Në ora: 09:29
Lidhja Demokratike e Kosovës

Kur kanë mbetur krejt pak ditë deri të zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së re të Lidhjes Demokratike të Kosovës, zyrtari i lartë i këtij subjekti politik, ka bërë me dije se një marrëveshje në tavolinë nuk është reformë, por është marrëveshje për ndarje pushteti.

Sipas Rugovës, garda që e fundosi LDK-në tani po synon ta vendos në krye një kryetar formal, dikë që mund ta kontrollojnë.

“Garda kanceroze që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal, dikë që mund ta kontrollojnë, sepse nuk e kanë synim fuqizimin e LDK-së, por vetëm interesin e ngushtë të tyre. Si nuk kanë turp këta njerëz? A ngopen ndonjëherë?”, shkruan mes të tjerave ai.

Madje, ai krejt në fund, pyet se a ngopën ndonjëherë, përcjell “Bota sot”.

Ja postimi i Rugovës:

Image
Naser Rugova

Edhe 8 ditë deri në Kuvendin zgjedhor dhe akoma vazhdon heshtja dhe terri.

Një marrëveshje në tavolinë nuk është reformë, por është marrëveshje për ndarje pushteti, sistemim interesash të klaneve të ndryshme në stilin kush i pari, kush i dyti, ku jam unë dhe ku është ai tjetri.

Garda kanceroze që e fundosi LDK-në po synon një kryetar formal, dikë që mund ta kontrollojnë, sepse nuk e kanë synim fuqizimin e LDK-së, por vetëm interesin e ngushtë të tyre. Si nuk kanë turp këta njerëz?

A ngopen ndonjëherë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat