Kurti në Prekaz: Drejtësia për familjen legjendare Jashari as që ka filluar

Aktuale

Kurti në Prekaz: Drejtësia për familjen legjendare Jashari as që ka filluar

Më: 6 mars 2021 Në ora: 09:53
Albin Kurti

(E plotësuar 10:14) - Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti kujtoi të rënët e familjes Jashari me 5,6 dhe 7 mars 23 vjet më parë tha se ata deshën vendin më shumë së vetveten.

Por Kurti tha se për sulmin shtetërorë të Serbisë ndaj familjes Jashari askush nuk është gjykuar por që thekson se do të angazhohen që institucionet e vendi që kjo të ndryshojë, duke theksuar se dashuria ndaj Jasharajve, kujdesi ndaj familjes së tyre janë mënyra më e sigurt që të duhet vendi.

Kurti: Për sulmin e Serbisë ndaj familjes Jashari nuk u gjykua askush

Për këtë sulm shtetëror të Serbisë ndaj familjes legjendar Jasharaj askush nuk është gjykuar dhe nuk ka pasur asnjë gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë që dikush të dënohet. Drejtësia është vonuar sepse ajo as nuk ka filluar. Prandaj, ne duhet të angazhohemi si institucione dhe shtet që kjo të ndryshojë, për hir të Republikës së Kosovës dhe paraardhësve të Jasharëve, për hir të së ardhmes të popullit dhe kombit tonë në përgjithësi. Ne sot me nderim të përjetshëm përulemi para jetës, veprës dhe rënies së Jasharajve , kryekomandantit Adem Jashari të cilët e deshën pakrahasimisht më shumë vendin tonë se sa vetën e tyre. Dashuria ndaj Jasharajve, kujdesi e përgjegjësia institucionale ndaj tyre janë mënyrë më e sigurtë që edhe ne ta duam vendin tonë”, tha Kurti.

***

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai kujtoi dhe nderoi sakrificën e secilit anëtar të familjes Jashari duke thënë se drejtësia për sulmin e Serbisë as nuk ka nisur.

“Tre breza para 23 vjetëve u flijuan në Prekazin historik për lirinë e Kosovës. U sakrifikuan për çlirim, për pavarësi, për bashkim, për popullin dhe kombin tonë. Për këtë sulm shtetëror të Serbisë ndaj familjes legjendare Jashari askush nuk është gjykuar dhe nuk ka pasë asnjë gjykim për këtë krim shtetëror të Serbisë që dikush të dënohet. Drejtësia është vonuar dhe as s’ka filluar, prandaj ne duhet të angazhohemi që kjo të ndryshojë për hir të Republikës së Kosovës, për hir të pasardhësve të Jasharëve dhe për hir të kombit tonë”.

“Me nderim të përjetshëm përulemi para jetës, veprës dhe rënies së Jasharëve, kryekomandantit Adem Jashari që e deshën pakrahasimisht më shumë vendin tonë sesa veten e tyre. Dashuria, kujdesi dhe përgjegjësia institucionale janë mënyra më e sigurt që edhe ne ta duam vendin tonë”.

Bashkë me Kurtin ishte edhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, si dhe Bekim Jashari, kryetari i Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat