Kush po vuan më shumë nga fitorja e Albinit në Kosovë?

Aktuale

Kush po vuan më shumë nga fitorja e Albinit në Kosovë?

Më: 6 mars 2021 Në ora: 09:46
Albin Kurti

Hashim Thaçi ka urdhëruar njerëzit më pranë tij që të sulmojnë Albin Kurtin nga Tirana në Prishtinë, pa asnjë skrupull.

Baton Haxhiu, publikoi një pamflet qesharak ku akuzonte Gjermaninë dhe Angela Merkelin, si vendin që i ka dhënë Serbisë hapësirë të madhe e fuqi, duke shpërndarë pallavra të tilla që nuk i ha asnjëri.

Batoni thoshte se Gjermania ka sjellë Demarkacionin, ka sjellë Asocacionit, edhe pse e pranon se ishte pikërisht Angela Merkel që kundërshtoi korigjimin apo shkëmbimin e territoreve.

Ta thuash këtë tezë në publik, pa pasur asnjë qëndrim të hapur të Berlinit për Asocacionin është thjeshtë vrer dhe jo argument.

Siç dihet, asocacioni, ka qenë, është dhe do të jetë një kërkesë e Beogradit, siç edhe shumë kërkesa të tjera, por është aftësia e Prishtinës për ta përballuar dialogun me Serbinë.

Nuk ka qenë asnjëherë Berlini që ka vendosur kusht të panegocueshëm përveç se ka shtyrë demarkacionin me Malin e Zi që është natyrisht një argument normal, që të ketë vendosur një kusht me detyrim e përcaktim. Siç bëri Grenelli vjet për atë palo dialog e që në fund nuk prodhoi asgjë, përveç njohjes së Izraelit, që gjithsesi mund të vinte edhe në rrugë tjetër.

Por akuza e Batonit ndaj Merkelit në vetvete është ‘gjëmbi’ i burgosjes së Thaçit, kur vetë ish-Presidenti i Kosovës u tregua njeriu politik më naiv që mund të ekzistojë në rruzull në samitin e Berlinit.

Pikërisht kur bëheshin debate për taksën ndërmjet Ramushit, Merkelit e Makronit, Thaçi mbahet mend se sulmoi Gjermaninë e BE-në dhe shkoi tek zyra e Grenellit në mënyrë demonstrative.

Një politikan që mban një qëndrim kaq drastik, ose duhet të studiojë, ose duhet të mbajë përgjegjësinë për të. Ishte një qëndrim totalisht palogjikë, pasi as Grenell e as SHBA me institucionet e veta nuk e morën përsipër menaxhimin e krizës së Kosovës të vetëm por me BE, e jo vetëm me Gjermaninë e Francën. E si të tillë Thaçi mund të takohej me Grenell, por sulmin ndaj BE-së mund ta kishte kursyer. Por siç sot e shohim më ftohtë, Thaçi priste që me një gur të vristë dy zogj të mbyllte marrëveshjen e Kosovës e të shpëtonte veten nga Gjykata Speciale. Gjë që nuk ndodhi, e këtu Hashimit, aq më pak Batonit, fajin nuk ja ka askush. Aq më tepër që Batoni akuzon Francën që ka ndarë Mitrovicën. Dhe si një naiv skandaloz ja mvesh të gjithë meritat ish-ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell.

E si mundet një ambassador të rimarrë veriun me një fjalë që i thotë Thaçi, që ky i fundit të çojë një njësi policore qoftë edhe speciale përballë një shteti militarist si Serbia?

Dokrra; Kosovën e ka shpëtuar SHBA, Gjermania e Franca, e sidomos kancelarja Merkel, e cila nuk pranoi dhe vuri veton për korigjimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve. Kjo është e vulosur.

Adrian Kastrati, një deputet i PDK-së që u zgjodh nga mbështetja e Thaçit e që në Prishtinë i solli humbje PDK-së sulmoi Vetëvendosjen e Albin Kurtin që triumfuan në kryeqytetin e Kosovës. I thotë komunist e shumë e shumë fjalë të rënda por nuk ka asnjë argument.

Thotë që Kurti ishte kundër Planit Ahtisari, a thua se ishte kundër Biblës e Kuranit. Po kjo është një gjë që dihet. Albini nuk e ka pranuar Planin e Vjenës që në fillim. Pasi ai është realisht kompromis i rëndë që e ndau Kosovën në enklava. Pse c’të keqe ka këtu? Ishte kundër ndërkombëtarëve? Jo ishte kundër një plani të ndërkombëtarëve! I thotë se ishte kundër pavarësisë së Kosovës, kur Kurti vetëvendosjen nuk e ka program, por e ka thelb të qenies së tij politike. Vetëvendosje është baraz me pavarësi. Thjesht Kurti e Vetëvendosja e tij kanë kërkuar një plan më të mirë. E këtë e kanë dashur edhe qytetarët e Kosovës, të cilët u anashkaluan dhe nuk e pranuan, shkruan Pamfleti.

Më 14 shkurt qytetarët e Kosovës votuan pikërisht për programin e Vetëvenodjes. Kastrati është kundër Kurtit? Shumë mire, por ta argumentojë, e jo të hedhë baltë. Të debatojë me argument, që të arrijë që të sjellë PDK-në në një nivel më të lartë intelektual. Që të mos marrë vota vetëm në Drenicë, e të refuzohet në të gjithë Kosovën…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat