Mësoni disa fakte për heroin kombëtar Hamëz Jasharin, i kishte nëntë fëmijë, shtatë ia vranë serbët

Aktuale

Mësoni disa fakte për heroin kombëtar Hamëz Jasharin, i kishte nëntë fëmijë, shtatë ia vranë serbët

Më: 6 mars 2021 Në ora: 10:53
Hamëz Jashari

Hamëz Jashari u lind më 1950 në Prekaz të Poshtëm. Është djali i dytë i Shabani Jasharit. Më 30 janar 1991 iu bashkëngjit Ademit dhe s’ju nda deri në vdekje.

Hamza është babai i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekimit. Shkollën fillore e kreu në shkollën e fshatit, të mesmen në Skenderaj dhe ndoqi mësimet në shkollën e lartë ekonomike.

1. Ishte punëtor në fabrikën e municionit në Skenderaj.

2. Hamëz Jashari kishte një dashuri të veçantë për artin. Shkruante dhe vizatonte bukur.

3. Hamza ka mbaruar shërbimin ushtarak në vitin 1973, dhe pastak ka shkuar në Gjermani, për 5 muaj. Mirëpo u kther prapë, sepse siç thoshte ai “Gjermania s’qenka për mua”.

4. I pëlqente edhe muzika shumë, por edhe teatri. Gjithashtu iu binte disa veglave muzikore dhe këndonte bukur.

5. Ishte i martuar me Feride Mecini nga Klina e Epërme e Skenderajt dhe patën nëntë fëmijë. Ranë e shoqja e Hamzës dhe pesë vajza dhe dy djemtë e tij, ndërsa mbijetuan luftën Bekimi dhe Besarta.

6. Hamza së bashku më vëllain e tij , Ademin kanë marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore-ushtarake serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat