Heshtja “shqetësuese” e Ramush Haradinajt!

Aktuale

Heshtja “shqetësuese” e Ramush Haradinajt!

Nga: N.Sh Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:52
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte i pari që kishte shpallur kandidaturën për President të Kosovës.

Haradinaj edhe në zgjedhje ka garuar me këtë qëllim.

Ai nuk garoi për kryeministër, por për President të Kosovës.

Por, pas zgjedhjeve, më nuk po dëgjohet të flet për këtë post.

Zgjedhjet e reja, ia “shuan” shpresat si duket për këtë post, pasi që, Vjosa Osmani nga LVV-ja ishte shpallur për postin e njëjtë.

Pas fitores madhështore të LVV-së, me siguri që, Osmani do të bëhej presidente e vendit.

E ndoshta është zmbrapsur nga qëllimi i tij, Haradinaj, i cili ka kohë nuk ka folur në lidhje me këtë çështje.

E kjo heshtje po konsiderohet e çuditshme dhe shqetësuese nga familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.

“Nuk po lexojmë më deklarata e “kërkesa” të R. H që të bëhet President...

Kjo heshtje duket paksa e çuditshme dhe 'shqetësuese'”, shkruan në Facebook, familja Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat