Delfin Pllana, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Bullgari

Aktuale

Delfin Pllana, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Bullgari

Më: 6 mars 2021 Në ora: 17:12
Delfin Pllana

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka emëruar diplomatin e karrierës Delfin Pllana si të Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bullgari.

Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Pllana së fundi ka qenë Drejtor i Departamentit për Marrëdhënie Dypalëshe dhe për një periudhë të caktuar ka ushtruar funksionin e zëvendësuesit të Drejtorit të Përgjithshëm në MPJD.

Deri në fillim të muajit dhjetor të vitit 2020 ambasador i Kosovës në Bullgari ka qenë Edon Cana.

Haradinaj-Stublla e ka emëruar edhe Valdet Sadikun si të Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C.

Në MPJ kanë thënë se Haradinaj-Stublla këto emërime i ka bërë bazuar në nevojat imediate që janë paraqitur në misione të caktuara të Republikës së Kosovës nëpër botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat