“Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri”

Aktuale

“Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri”

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:24
Ramush Haradinaj

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në shënim të përvjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, ka thënë se Jasharajt i dhanë emër sakrificës për liri.

Sipas tij, vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt.

“Në këtë ditë të shënuar, përulemi para heroizmit të luftëtarëve të lirisë, të prirë nga Komandanti Legjendar Adem Jashari”.

“Ne u jemi borxhli të rënëve, pa të cilët Kosova e lirë as që do të mund të imagjinohej”.

“Vetëm një popull që është i gatshëm ta mbrojë lirinë me çmimin e jetës, e ka të ardhmen e sigurt”.

“Lavdi Familjes Jashari! Lavdi të rënëve për liri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat