Blerim Latifi i quan “kriminelë” komisionerët e numërimit të votave: Ja kush janë sponsorizuesit e tyre

Aktuale

Blerim Latifi i quan “kriminelë” komisionerët e numërimit të votave: Ja kush janë sponsorizuesit e tyre

Nga: A.Zh Më: 6 mars 2021 Në ora: 19:15
Blerim Latifi

Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, ka reaguar pas raporteve për vjedhje votash.

Ai i ka quajtur “kriminelë” komisionerët e numërimit të votave dhe zonë të “kriminalitetit” Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Fushë Kosovë.

Sipas tij, sponsorizues të këtij kriminaliteti janë të fortit dhe parelinjtë brenda partive.

Reagimi i Latifit në Facebook:

N'Kosovë ekziston një kategori specifike e kriminelëve që quhen komisionerë të numërimit të votave. Në ditën e zgjedhjeve zonë e kriminalitetit të tyre janë qendrat e vendvotimeve, ndërsa pas kësaj dite është QNR ( Qendra e numërimit dhe rezultateve) në Fushë Kosovë. Sponsorizuesit e këtij kriminaliteti janë të fortit dhe parelinjtë brenda partive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat