Arbana Xharra vjen me një reagim për Çitakun, ja si i drejtohet asaj

Aktuale

Arbana Xharra vjen me një reagim për Çitakun, ja si i drejtohet asaj

Nga: M.H Më: 6 mars 2021 Në ora: 23:56
Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me emërimin e ambsadorit të ri në SHBA, Valdet Sadikun.

Xharra shprehët që Çitaku ka bërë një përfaqësim të denjë diplomatik për dy dekada duke zënë një vend të rëndësishmë tek tavolina e rangut diplomatic, përcjell “Bota sot”

Më tej, Xharra kujton që në secilen administratë të re amerikane pozita të rëndësishme i janë dhënë edhe përfaqësuesve të partisë tjetër rivale, pra derisa është në interes të vendit duhet të tejkalohen disa barriera politike.

Ndër të tjera, ajo shton që Çitaku shquhet për guximin që ka pasur gjithmonë sidomos në përballjen me Daçiqin.

Postimi i plotë

Vlora Çitaku ka qenë përfaqësimi më i denjë diplomatik që Kosova ka pas në dy dekadat e fundit. Edhe pse ishte ambasadore e një vendi shumë të vogël, prania e saj ka bërë që ambasada e Kosovës të zë vend në tavolinat më të rëndësishme të rangut diplomatik. Kosovës i është dashur një grua si Vlora në këtë post edhe për më gjatë pa marr parasyshë se cila parti e ka dërguar.

Fatkeqësisht neve na duhet edhe shumë për të tejkaluar mendësitë e prapambetura ballkanike. Sa për rikujtim, në secilen administratë të re amerikane pozita të rëndësishme i janë dhënë edhe përfaqësuesve të partisë tjetër rivale. Pra derisa është në interes të vendit duhet të tejkalohen disa barriera politike. Të gjithë e dime sa na ka bërë të krenohemi përfaqësimi dhe guximi i Vlorës në takimet e Këshillit të Sigurimit, kundërshtimi me fakte që i ka bërë Daçiqit në secilin takim.

Vlorë faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat