Vazhdojnë akuzat për klane, Rugova: Ja loja e ndyrë që po zhvillohet brenda LDK-së!

Aktuale

Vazhdojnë akuzat për klane, Rugova: Ja loja e ndyrë që po zhvillohet brenda LDK-së!

Nga: A.Morina Më: 7 mars 2021 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti i ka hedhur poshtë pretendimet për ekzistimin e klaneve brenda LDK-së.

Mirëpo, ndaj Ahmetit ka reaguar ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova i cili deklaroi se të thuash që në LDK nuk ka klane është njësoj si të thuash që rezultati i 14 shkurtit është rrenë dhe propagandë.

“Privatizimi i dhunshëm i LDK-së, loja e ndyrë që një lëvizje kombëtare të kthehet në shërbim të disa njerëzve, është faktori kryesor që na ka sjellë në këtë pikë. Dhe ata që e mbrojnë këtë logjikë të mbrapshtë janë ata që vërtet nuk ia duan të mirën LDK-së”, u shpreh Rugova në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të thuash që në LDK nuk ka klane është njësoj si të thuash që rezultati i 14 shkurtit është rrenë dhe propagandë. Privatizimi i dhunshëm i LDK-së, loja e ndyrë që një lëvizje kombëtare të kthehet në shërbim të disa njerëzve, është faktori kryesor që na ka sjellë në këtë pikë. Dhe ata që e mbrojnë këtë logjikë të mbrapshtë janë ata që vërtet nuk ia duan të mirën LDK-së. Këta edhe mund të fitojnë në përpjekjen për ndryshime kozmetike, sepse e keqja që e kanë instaluar i ka rrënjët thellë, por kjo nuk do të na mposhtë. Zëri ynë për ndryshime të vërteta nuk do të ndalet derisa partinë e Ibrahim Rugovës ta çlirojmë nga ky kancer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat