Vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së i reagon Donika Gërvallës, tregon detajet kur...

Aktuale

Vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së i reagon Donika Gërvallës, tregon detajet kur...

Nga: P.R Më: 7 mars 2021 Në ora: 14:50
Donika Gërvalla

Ish anëtarja e LDK-së, tash deputete në listën e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, është njëra ndër kritikueset më të mëdha ndaj udhëheqjes së LDK-së.

Por, vëllai i deputetit të vrarë të LDK-së, Smajl Hajdaraj, Fazli Hajdaraj, përmes një postimi në facebook ka sjellë detaje nga një Kuvend Zgjedhor i degës së LDK-së në Gjermani, kuvend të cilin e kishte drejtuar Donika Gërvalla.

Ky është postimi i plotë nga Fazli Hajdaraj:

Në Kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-SË në Gjermani mbajtur në Shtutdgard,ku pjesëmarrës ishin edhe nga Kryesia Qendrore të LDK-SË në Prishtinë: Fatmir Sejdiu,Milazim Krasniqi ,Sabri Hamiti,Enver Maloku, Basri Musmurati etj. Për shkak të parregullesive të procesit zgjedhor në kuvend te cilin e drejtëtonte zonja Donika Gërvalla-Schwarz,delegatët e Nëndegës së LDK-SË për R.PFALZ në menyrë demonstrative të pa kënaqur leshuan Kuvendin.Kjo ndodhi kur delegati ynë kërkoj që në listën për anëtar të Kryesisë së Deges të jetë edhe përfaqesuesi i Nëndegës së LDK-SË për R.PFALZ. Ky propozim nuk u prenua nga drejtëuasja e Kuvendit,edhe pse të drejtën e kishin zhfrytezua të gjitha Nëndegët tjera, përvëq Nëndega jonë, ngase ishin te njoftuar para kuvendit ti dergojnë emërat. Nëndega e LDK-SË në R.Pfalz nuk ishte lajmeruar, dhe sipas tyre tani është vonë!

Kryetari i Nëndegës Idriz Zeqiraj kërkoj fjalën për tu sqaruar, por Donika Gervalla nuk i dha të drejtën, kështuqe zotëri Idriz Zeqiraj u ngritë në këmbë dhe terheqi vrejtëjen edhe Kryesueses,por edhe musafirve, duke thënë "Turp per zotërinjët nga Prishtina që nuk nderhyjn në këto parregullësi", dhe neve nuk na mbeti tjetër pos ta leshojmë Kuvendin!...Kjo ishte demokracia e mbrendshme ne Degën e LDK-SË në Gjermani, qe akteret e atëhershem sot kanë vrejtëje për Kryesinë e LDK-SË në Prishtinë! Ndosha mendojnë se ne kemi harruar!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat