A janë gati LDK për zgjedhjen e kryetarit të ri? Flet nënkryetari i partisë

Aktuale

A janë gati LDK për zgjedhjen e kryetarit të ri? Flet nënkryetari i partisë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 15:51
Lidhja Demokratike e Kosovës

Imri Ahmeti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, thotë se akoma nuk kanë vendosur për kandidatin e ri i cili do të vij në krye të LDK-së.

Ahmeti në një prononcim tha shkurtimisht se kur të vijë koha do të bëjnë publike emrin.

Ai poashtu nuk deshi të komentoj rreth përgatitjeve për zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Nuk kam pergjigje për këtë temë. Kur të vijë koha e bëjmë publike”, deklaroi Ahmeti.

Ndryshe me 14 mars LDK-ja pritet të zgjedh kryetarin e ri.

Kryetari i ri do të zgjidhet përshkak të dorëheqjes së kryetarit aktual Isa Mustafa.

Kujtojmë se Isa Mustafa dha dorëheqje përshkak të rezulatit të dobët të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku LDK-ja doli e treta, pas LVV-së dhe PDK-së.

Pas dorëheqjes së Mustafës dolën zëra të pakënaqur brenda partisë.

Zyrtari i kësaj partie, Naser Rugova ka akuzuar kryesinë aktuale dhe vet kryetarin Mustafa se duan të vendosin kryetarin e ri.

Kandiatë deri tani të shpallur për kryetar të partisë janë Anton Quni dhe Melihate Tërmkolli.

Nënkryetari aktual, Lutfi Haziri nuk ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për kreun e partisë.

Emrat e tjerë që janë përmendur për të parin e LDK-së janë edhe Lumir Abdixhiku e Kujtim Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat