Çelaj i PDK-së: Çfarë risie e “vjetër” lajmi për vjedhjen e votave brenda partisë

Aktuale

Çelaj i PDK-së: Çfarë risie e “vjetër” lajmi për vjedhjen e votave brenda partisë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:47
Lirak Çelaj

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Lirak Çelaj e ka cilësuar risi të “vjetër” ankesat për vjedhjen e votave brenda partisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Çelaj ka kërkuar nga Prokuroria që të hetohet rasti i ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, si dhe kandidatëve të tjerë nga të gjitha subjektet politike që kanë garuar në zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit.

“Cfare risie e “vjeter” lajmi per vjedhjen e votave brenda partise! Prokuroria mos ta hetoje vetem rastin e Meliza Haradinajt por edhe te kandidateve tjere ne te gjitha partite. Le ti shikojne vetem disa mostra dhe dalin ne shesh te gjitha”, shkroi ai në postim.

Reagimi i tij vjen pas publikimit të një audio-incizimi  në të cilin pretendohet se bashkëshorti i Haradinajt, afaristi Dardan Stublla ka blerë me para votat për kryediplomaten.

Megjithatë, i implikuari ka mohuar diçka të tillë, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, teksa ka njoftuar se e ka denoncuar rastin në polici.

“Kjo video është komplet e inskenuar nga grupet kriminale që funksionojnë në shërbim të interesave të ngushta e personale, që kanë prapa persona të caktuar në përkrahje ‘të sapo aderuarve’ në listën për deputetë në AAK, të cilët mendojnë se betejat politike fitohen përmes inskenimeve, shantazheve …. Besoj dhe shpresoj se Prokuroria e Shtetit shpejtë do të zbardhë të vërtetën e t’i zbulojë ndytësirat që dëshirojnë të njollosin emrin tim dhe të familjes sime, por më lejoni të tërheqë vëmendjen tuaj në disa nga gënjeshtrat dhe fabrikimet e ulëta që janë përdorë në këtë video”, shkroi ai në ‘Facebook’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat