Latifi: Simbolika e zjarrit vjen nga antika si kryengritje për çlirim nga tirania

Aktuale

Latifi: Simbolika e zjarrit vjen nga antika si kryengritje për çlirim nga tirania

Më: 7 mars 2021 Në ora: 21:44
Nata e Zjarreve

Epopeja e UÇK-së edhe këtë vit po përmbyllet me Natën e Zjarreve në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Profesori Blerim Latifi nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka folur për këtë datë dhe simbolikën e zjarrit.

“Qysh prej kohëve antike, në Civilizimin Perëndimor, zjarri është simbol i kryengritjes për çlirim nga tirania e shtypja. Mjafton të lexojmë tragjedinë “Prometheu i lidhur” të Eskilit për ta kuptuar këtë”, shkroi ai në Facebook.

“Dhe zjarret që ndizen në natën e çdo 7 marsi në Prekaz i takojnë pikërisht kësaj simbolike të fuqishme të lirisë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat