Mbyllen tri shkolla në këtë komunë, rritet numri i të infektuarve

Aktuale

Mbyllen tri shkolla në këtë komunë, rritet numri i të infektuarve

Më: 8 mars 2021 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Tri shkolla në komunën e Kamenicës janë mbyllur shkaku i përhapjes së Covid-19.

Vendimi është marrë sipas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Bëhet fjalë për shkollën e mesme teknike, shkolla fillore ‘Dëshmorët e Kombit’, dhe gjimnazi ‘Ismail Qemaili’, që janë mbyllur sipas rekomandimeve”, thonë burime brenda Komunës së Kamenicës.

Këto tri shkolla të kësaj komune nga sot kanë filluar mësimin online.

Të kontaktuar nga media përfaqësuesit e tyre nuk kanë dashur të deklarohen deri sa të  marrin një përgjigjej zyrtare për këtë çështje.

Kujtojmë se numri i të infektuarve më Covid-19 në vendin tonë është bërë mjfatë shqetësues.

Aktualisht nuk dihet me saktësi se kur do të arrijnë edhe vaksinat e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat