Shumë dyshime e akuza për vjedhje votash, por vetëm një ankesë mbërrin në Gjykatë

Aktuale

Shumë dyshime e akuza për vjedhje votash, por vetëm një ankesë mbërrin në Gjykatë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 208 ankesa kanë paraqitur për  24 orë subjektet politike dhe kandidatët në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku kishin afat brenda tre ditëve të marrin epilogun  apo sot në orën 11.57 mbaroi afati dhe pritet vetëm publikimi i tyre. 

Disa janë pranuar, e shumë të tjera janë refuzuar e hedhur poshtë, por akoma saktë nuk dihet numri i saktë i tyre 

Por ndaj vendimeve të PZAP-it palët kanë të drejtë ankese edhe në Gjykatën Supreme.

Por deri tash vetëm një palë e pakënaqur ndaj vendimit të PZAP-it i është drejtuar GJSK-së. Edhe pse kanë paralajmëruar edhe kendidatë tjera ankesa, akoma nuk i kanë dërguar tek supremja. 

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së  Anton Shala, ishte ankuar në PZAP me 5 mars kundër KQZ-së, ku ka kërkuar rinumërimin e votave në disa vendvotime.

Ai pretendon se me 28 shkut në rezultatet e rregullta të KQZ-së i kanë dalë  zyrtarisht 5 mijë 317 vota, derisa me 1 mars është publikuar formulari me 5 mijë e 410 vota, ku i janë shtuar 93 vota me kusht.

Anton Shala retendon se janë  169 vota dhe në tërësi duhet të jenë 5 mijë e 486. Ai ka kërkuar nga PZAP-i rinumërimin  të votave me kusht në disa vendvotime.

Por PZAPi- ka refuzuar si të pabazuar ankesën e tij, derisa ai ishte i pari dhe deri tash i vetmi që ka bërë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Zëdhënësja e Gjykatës Supreme të Kosovës Antigona Uka, tregoi se deri më tani në Gjykatën Supreme është pranuar vetëm një ankesë, e cila është dorëzuar të shtunën me datë 6 mars mars 2020 nga Anton Shala, nga Gjakova, e cila eshte regjistruar me nr.AA.24/2021, dhe pritet te vendoset brenda afateve ligjore.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjehdjeve Valmir Elezi, tha se pas shpalljes së rezultatet përfundimtare nga KQZ-ja po punojnë maksimalisht që procesi të përmbyllet pas ankesave të palëve të pakënaqura ndaj KQZ-sënë PZAP e GJSK.

KQZ-ja pret vendimmarrjen e këtyre institucioneve dhe vepron në përputhje me vendimet e tyre. 

"Pas përmbylljes së kësaj faze, KQZ-ja mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare", tha zëdhënësi i KQZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat