Këta janë kandidatët fatlum të VV-së që mund bëhen deputetë, pas formimit të Qeverisë

Aktuale

Këta janë kandidatët fatlum të VV-së që mund bëhen deputetë, pas formimit të Qeverisë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:26
Kuvendi i Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), javën që shkoi  bëri publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021.

Sipas këtyre rezultateve partia fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje me 49.95% apo 438 mijë e 334 vota.

Subjekti i dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës me 16.90% apo 148 mijë e 296 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës është renditur e treta me 12.64% apo 110 mijë e 978 vota. E katërta është renditur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.07% apo 62 mijë e 111 vota.

Sipas këtyre rezultateve LVV ka fituar 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Por pas formimit të Qeverisë, disa nga deputetët e LVV-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend, pritet të marrin poste ministrore, e kjo do të bëjë që ata të zëvendësohen me deputetë të rinj të cilët kanë marrë vota të mjaftueshme në këto zgjedhje.

Zëvendësimi i deputetëve është i rregulluar edhe me Kushtetutë të Kosovës.

Në bazë të nenit 70, pika 3 të Kushtetutës së Kosovës, thuhet se “mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai emërohet anëtarë i Qeverisë së Kosovë. Pika 4 e këtij neni po ashtu përcakton se vendet e liruara të deputetëve në Kuvend, plotësohen menjëherë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin”.

Në bazë të listës zyrtare të publikuar nga KQZ, kemi renditur ata kandidatë të cilët potencialisht mund të zëvendësojnë ndonjërin nga deputetët aktual nëse të njëjtit emërohen në poste ministrore në Qeverinë e Kosovës.

Renditja e tyre është bërë sipas votave, duke u bazuar në votat e deputetit të fundit në listën e LVV-së e që është Haki Abazi me 7627 vota.

Më poshtë keni 17 kandidatët e LVV-së të cilët mund të bëhen deputetë:

Shqipe Isufi 7554

Enver Haliti 7492

Mirsad Shkreta 7366

Gramos Agusholli 6737

Alban Bajrami 6635

Jahja Kokaj 6490

Hydajet Hyseni-Kaloshi 6413

Ekrem Mustafa 6275

Enver Dugolli 6101

Halil Thaçi 5922

Yllza Hoti 5911

Nasuf Bejta 5764

Valdet Januzaj 5742

Hysamedin Feraj 5555

Gresa Bytyqi Kelmendi 5334

Hysen Durmishi 5217

Mimoza Shala 5006.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat