Profesori i Shkencave të Sigurisë kërkon urgjentisht formimin e Ligjit Anti-Mafia

Aktuale

Profesori i Shkencave të Sigurisë kërkon urgjentisht formimin e Ligjit Anti-Mafia

Nga: N.Sh. Më: 8 mars 2021 Në ora: 12:35
Avni Islami

Profesori i shkencave të Sigurisë, Avni Islami, përmes një postimi në Facebook, ka kërkur urgjentisht nga Qeveria në ardhje e Albin Kurtit, që të formojë Ligjin Anti-Mafia.

Sipas tij, ky ligj duhet të miratohet që Kosova të lirohet nga kapësit e shtetit.

Ai thotë se, procesi i vettingut duhet të nis sa më shpejt në sistemin e drejtësisë që të pastrohen gjykatat, prokuroria dhe policia.

Postimi i plotë:

Sa po të formohet Qeveria e re, të filloi  “Vetting”-u në Kosovë

Fjala “Vetting” është proces seleksionimi, më parë kryhej në blegtori kur kishte indikacione të ndonjë epidemie dhe për të nxjerr nga tufa e bagëtive dhe kafshëve të sëmura, që përbënin rrezik për gjithë tufën.

Ky proces seleksionimi duhet të nis sa më shpejt edhe në sistemin e drejtësisë në Kosovë për të pastruar gjykatat, prokurorin dhe policinë, nga zyrtarët e “sëmurë” me korrupsion, e të paaftë e të involvuar me krimin.

Besoj se një numër i gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë do të dalë me “sëmundje” korrupsioni dhe me lidhje me botën e krimit, pa folur për aftësitë e tyre profesionale dhe rregullsinë në ushtrimin e detyrës, të cilat nuk po verifikohen.

Mjafton të shikosh pasuritë e disa ministrave, deputetëve, diplomatëve, kryepolicëve, doganierëve, kryetarëve të komunave, shefave të tenderëve nëpër institucione, drejtorëve të energjisë elektrike, bujqësisë, spitaleve, inspektorëve të shëndetit, barërave, karburanteve, telefonisë, arsimit, ushqimit etj.

Ligji Anti-Mafia duhet sa më të miratohet sepse, “Vetting”-u i nxjerr me “sëmundje” korrupsioni! Prandaj urgjentisht do të duhet të filloj Vetting-u dhe të lirohet Kosova nga ata që e kanë kap shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat