Skandali i Meliza Haradinajt: PZAP merr një vendim të rëndësishëm

Aktuale

Skandali i Meliza Haradinajt: PZAP merr një vendim të rëndësishëm

Më: 8 mars 2021 Në ora: 13:04
Meliza Haradinaj-Stublla

PZAP ka njoftuar se ky instutucion ka vendosur për 210 apelet e paraqitura nga kandidatët për deputetë dhe subjetket politike kundër rezultateve përfundimtare të KQZ-së.

Ky Panel ka aprovuar pjesërisht 5 apele.

PZAP ka pranuar apelin për rinumërimin e të gjtiha votave me kusht dhe nga diaspora për kandidatët AAK-së.

Paneli ka aprovuar të bazuara 16 apele,

Paneli ka aprovuar pjesërisht të bazuara 9 apele,
Paneli ka refuzuar të pabazuara 177 apele.

Ka hedhur te parregullta 2 apele dhe

Ka hedhur te pasafatshme 1 apel.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për vendimmarrjen e PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të mbajtura me datën 14 shkurt 2021.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancat e mbajtura me datat 5, 6, 7 dhe 8 mars 2021, brenda afatit ligjor prej 72 orëve ka vendosur lidhur me 210 apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet të subjekteve politike, kundër Vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Paneli lidhur me apelet e paraqitura ka vendosur si në vijim:

Pranohen pjesërisht të bazuara 5 apele:

PRANOHEN pjesërisht të bazuara apelet Anr.656/2021. A.nr.733/2021 dhe A.nr.735/2021 të paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokratska Stranka të datës 05.03.2021 kundër vendimit të KQZ-së nr.860-2021 të datës 04.03.2021, për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtur me 14 Shkurt 2021.

PRANOHEN pjesërisht te bazuara apelet Anr.736/2021 i datës 05.03.2021, e paraqitura nga subjektet politike Partia Liberale Egjiptiane (PLE), me seli në Pejë, Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) me seli në Lipjan, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) me seli në Prizren, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) me seli në Ferizaj dhe apeli Anr.769/2021 i datës 05.03.2021, i paraqitur nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK), anulohen fletëvotimet që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa

Apeli Anr.581-2021, i paraqitur nga Florentina Gjergjaj kandidate për deputete e AAK, është pranuar dhe është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që të rinumëron fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket kandidateve nga radhët e subjektit politik

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Paneli ka aprovuar të bazuara 16 apele,

Paneli ka aprovuar pjesërisht të bazuara 9 apele,

Paneli ka refuzuar të pabazuara 177 apele.

Ka hedhur te parregullta 2 apele dhe

Ka hedhur te pasafatshme 1 apel.

Vendimet lidhur me apelet e paraqitura kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve janë të publikuara në faqen zyrtare të PZAP nga numri Anr. 564/2021 deri në numrin Anr. 773/2021 dhe të gjitha janë të qasshme për publikun.

Kandidatët të cilët kanë apeluar vendimin e KQZ-së për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve në PZAP do të njoftohen me kohë me vendimet lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër këtyre vendimeve palët e pakënaqura mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i paraqitjes së tyre.

Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat