Anulohen në tërësi votat e partive boshnjake në shtatë komuna

Aktuale

Anulohen në tërësi votat e partive boshnjake në shtatë komuna

Më: 8 mars 2021 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur t'i anulojë në tërësi votat e subjekteve politike boshnjake në komunat: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Novobërdë.

Komunitetet pakicë joserbe kanë dorëzuar ankesë në PZAP lidhur me procesin zgjedhor dhe dyshimet për keqpërdorimin e votave nga Lista Serbe duke e mbështetur “Romani Iniciativa”.

PZAP-ja ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që votat e përfshirë në fletëvotimet e anuluara t'i largojë nga rezultati përfundimtar.

Ndryshe, PZAP ka aprovuar kërkesën e Albena Reshitajt të AAK-së për të rinumëruar votat e saj në qendrën e votimit 2404A/01R, në Suharekë. Ndërsa gjashtë komisionarë nga kjo qendër janë pezulluar për pesë vjet nga procesi zgjedhor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat