Gjykata Kushtetuese – institucion ku “kullen” gratë

Aktuale

Gjykata Kushtetuese – institucion ku “kullen” gratë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 13:20
Gjykata Kushtetuese

8 Marsi ose Dita Ndërkombëtare e Gruas shënohet me shumë aktivitete me qëllim të vetëdijesimit për ta ngritur rolin e gruas në shoqëri.

Kjo për shkak se në një pjesë dërrmuese të institucioneve shtetërore në Kosovë, por edhe më gjerë, pozitat udhëheqëse i mbajnë burrat.

Mirëpo, në njërin prej institucioneve që ka autoritet përfundimtar në Kosovë për interpretimin e Kushtetutës dhe të përputhshmërisë së ligjeve që kanë të bëjnë me të, nuk qëndron e njëjta situatë sa i përket barazisë gjinore.

Media ka vizituar faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese dhe ka mësuar se në këtë institucion më shumë punojnë gra sesa burra.

Madje për sa i përket pozitave udhëheqëse, 58 për qind prej tyre janë gra; ndërsa 42 për qind janë burra:

Gjyqtarët: 4 gra dhe 5 burra

Sekretaria: 19 gra dhe 16 burra

Njësia Ligjore: 5 gra dhe 9 burra

Kabineti: 3 gra dhe asnjë burrë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat