Shkojnë në rinumërim votat me kusht, ato të disaporës dhe vendvotimet ku u angazhua personi i dyshuar

Aktuale

Shkojnë në rinumërim votat me kusht, ato të disaporës dhe vendvotimet ku u angazhua personi i dyshuar

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:30
KQZ

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për numërimin e votave me kusht dhe atyre të diasporës për kandidatët e AAK-së.

Sipas KQZ-së, nga evidence rezulton se personi në fjalë ka qenë i angazhuar në numërimin e disa votave me kusht dhe atyre me postë.

KQZ-ja ka shkuar edhe më tej, pasi ka mbështetur rekomandimin e QNR-së për të rinumëruar edhe 7 vendvotime gjatë numërimit të të cilave ka qenë i angazhuar personi që përmendet në videon e transmetuar nga mediet.

Kujtojmë se, në media u raportua për maniplume dhe blerje të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat