Punëtorët e lotarisë marrin premtime nga Ministri i Financave

Aktuale

Punëtorët e lotarisë marrin premtime nga Ministri i Financave

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Tashmë ka përfunduar protesta e punëtorët e Lotarisë së Kosovës të cilët protestuan para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar pagat e tyre për cilat thonë që nuk po i marrin tash e një vit.

Protesta përfundoi pas takimit që kanë pasur Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës me Ministrin e Financave, Agim Krasniqin.

Ata kanë marrë premtim se do të shqyrtohet kërkesat e tyre për paga.

Shpresa Gosalci, përfaqësuese e sindikatës, tha se i kanë dhënë afat qeverisë që deri në fund të kësaj jave të shqyrtojë kërkesën e tyre.

Në të kundërtën tha se do të shqyrtojnë sërish mundësinë për të protestuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat