Për 8 mars, kryetari Bulliqi organizon tryezë me temën “Roli dhe fuziqimi i grave në shoqëri”

Aktuale

Për 8 mars, kryetari Bulliqi organizon tryezë me temën “Roli dhe fuziqimi i grave në shoqëri”

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka organizuar tryezë me rastin e festës së gruas.

Me temën “Roli dhe fuziqimi i grave në shoqëri”, i pari i Podujevës ka mbajtur diskutim të hapur për sfidat dhe vështirësitë e shumta të grave për t’u zhvilluar në karrierë.

“Tryezë e organizuar me temën “Roli dhe fuziqimi i grave në shoqëri” për nder të ditës së grave
Në tryezën e organizuar nga Komuna e Podujevës është mbajtur diskutim me gra që vijnë nga sfera të ndryshme për rolin dhe fuqizimin e tyre. Aty diskutuam për sfidat dhe vështirësitë e shumta të grave për t’u zhvilluar në karrierë. Unë shpreha mirënjohjen time të thellë për kontributin e tyre në çdo sferë të jetës.

Për çdo vit, 8 Marsi na rikujton lëvizjen për të drejtat e grave. Në ditën ndërkombëtare të gruas, uroj qe fjalët drejtësi e barazi të mos mbeten vetëm fjalë, por të punohet për to. Në kabinetin tim qeverisës, në disa pozita udhëheqëse kam vendosur të ju prijnë gratë. Jo vetëm të përmbushë kornizën ligjore për barazi. Por, sepse e meritojnë.

Një grua mund të punojë, udhëheqë e t’i prijë secilit proces përpara. Me shumë vullnet e energji! Prandaj, duhet të angazhohemi maksimalisht të avancojmë pozitën e gruas në shoqëri. Barazi në trashëgimi, punësim, drejtësi, ekonomi e politikë. Ta bëjmë 8 Marsin çdo ditë” shkruan Bulliqi në njoftim.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat