Tahiri emëron ekip të ri në Komunën e Vushtrrisë

Aktuale

Tahiri emëron ekip të ri në Komunën e Vushtrrisë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 15:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se ka emëruar ekipin e ri të ekzekutivit.

Ky vendim vjen pasi javë më parë Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë prishur koalicionin në komunën e Vushtrrisë.

“Sot kam emëruar ekipin e ri në ekzekutivin e Komunës së Vushtrrisë”, shkroi Tahiri.

1. Z. Afrim Namani – Nënkryetar i Komunës

2. Znj. Ragbete Krasniqi Melenica, Drejtoreshë e Arsimit,

3. Znj. Arta Ismajli – Drejtoreshë për Kulturë Rini dhe Sport. Znj Ismajli cila vjen nga Shoqëria Civile dhe me përvojë të gjatë në jetën publike në Vushtrri, do të shërbejë si përfaqësuese e shoqërisë civile në ekzekutivin komunal,

4. Znj. Edona Gashi, Drejtoreshë e Administratës,

5. Z. Shkëlzen Xhaferi, Drejtor i Shërbimeve Publike,

6. Z. Enis Maxhuni, Drejtor për Emergjenca dhe Shpëtim,

7. Z. Kujtim Pllana, Drejtor për Ekonomi, Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat